13:13 / 08.11.2020
Basha i drejtohet Ramës: Lëri lojërat, përgjigju për situatën e Covid-19
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi llogari “për sajesën e Shtëpisë së Verdhë” në raportin e ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty.
Përmes një postimi në Twitter, Basha i kërkoi Ramës që t’i lë lojërat politike dhe t’u japë përgjigje disa pyetjeve lidhur me situatën e shkaktuar nga COVID-19.
“Edi Rama lëri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta?”, ka shkruar Basha.
Tutje ka shtuar: “Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”.























