16:27 / 08.11.2020
Juventusi konfirmon dëmtimin e Ronaldos
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Lazios.
Portugezi realizoi gol pas vetëm 15 minutave lojë, por u largua nga fusha në minutën e 73-të meqenëse u lëndua, transmeton "Albeu".
Juventusi ka konfirmuar se CR7 ka lënduar kyçin e këmbës, derisa stafi mjekësorë menjëherë i kanë vendosur akull.
Mbetet të shihet se sa do mungojë Ronaldo, i cili është tejet i rëndësishëm për "Zonjën e Vjetër".
Pesë herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu u ftua nga Kombëtarja e Portugalisë për ndeshjet e nëntorit.























