Bebe Rexha ka veshur fustanin e njëjtë si Dua Lipa
BKT
Magazina

Bebe Rexha ka veshur fustanin e njëjtë si Dua Lipa

Sot mbahet mbrëmja e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards, në të cilën morën pjesë edhe yje shqiptarë nga pjesë të ndryshme të botës.

Ky edicion i ndarjes së çmimeve ndryshe nga herat tjera u mbajt në platforma digjitale, për shkak të pamundësisë nga Covid-19.

Përfshirë artisteve shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, është nominuar në katër kategori të ndryshme.

Ndërsa Bebe Rexha sot ka publikuar imazhe nga dukja e saj, fansat e të dy këngëtareve kanë dalluar se fustani i Bebes po ngjan mjaft shumë me atë të Duas nga viti i kaluar në Brits Awards.

Duket se të dy fustanet janë nga i njejti stilist pasi kanë të njejtin model në pjesën e lartë, ndërsa dallojnë në pjesën e poshtme ku Dua ka ngjyrën rozë dhe Bebe ka atë të bardhë.

Nuk ka diskutim se të dyja yjet duken të mahnitshme në veshjet e tyre dhe kanë zgjedhur të përdorin bizhuteri mjaft ndryshe nga njëra tjetra për këto raste.


MË SHUME NGA Magazina