Nicole Scherzinger dhe Thom Evans festojnë përvjetorin e parë
Këngëtarja ka bërë të ditur se ata sot festojnë përvjetorin e tyre të parë.
Nicole Scherzinger emocionale e quajti Thom Evans “përgjigjen e lutjeve të saj”, shkruan The Sun.
Por dyshja dukeshin më të lumtur se kurrë ndërsa festonin përvjetorin e tyre.
Në foton në Instagram, Nicole ka veshur një fustan të gjatë të verdhë, me flokët e saj të zi në një anë, ndërsa kompletoi pamjen me një palë sandale të verdha.

Thom zgjodhi pantallonat gri me një këmishë të bardhë dhe këpucë të bardha që të kompletonin pamjen mjaft mirë.
Këngëtarja mbishkroi imazhin, “Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Kush e dinte se e gjithë bota ime do të ndryshonte një vit më parë”.

Fansat komentuan me urime, një person duke thënë: “OMGGGG vërtetë ju dua shumë të dyve … Zoti ju bekoftë juve …”
Një tjetër shtoi, “Ju jeni çifti më i ëmbël që kam parë ndonjëherë … ju jeni patjetër për njëri-tjetrin … gëzuar përvjetorin”
Një i tretë tha, “Jam shumë i lumtur që je e lumtur … do të thotë kaq shumë”.























