Basha: Rama po shkatërron shëndetin e njerëzve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e nisi ditën këtë të hënë me sulme e akuza për kryeministrin Edi Rama.
Duke marrë shkas nga shifrat e djeshme të rasteve të reja në Shqipëri, Basha tha se Rama nuk po merr asnjë masë.
Ai kërkoi largimin sa më parë të kreut të qeverisë dhe u shpreh i bindur se opozita do të dalë fitimtare në zgjedhje.
“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca. Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet. Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje”, tha Lulzim Basha në “Facebook”.























