12:04 / 09.11.2020
Fyese, cilësimi i prokurorit se ne qenkemi ndërmarrje kriminale
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është paraqitur sot në sallën e gjyqit në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.
"Cilësimi i prokurorit se ne qenkemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për mua, shokët e mi, familjen time që luftuam gjatë, por edhe për kombin tonë nuk ka diçka më fyese pasi ne një kohë të gjatë me rrethana tepër të vështira, jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë e shtet ndërtimit, të cilat i arritëm në bashkëveprim me SHBA-të e BE-në, me NATO-në e OKB-në dhe të gjithë së bashku ishim dhe jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe shtet formuese", tha ai.























