Balla: PD drejtohet nga një hetues i UÇK-së
Pas kryeministrit Edi Rama, edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se ka qenë hetues i UÇK-së.
Ai publikoi në “Facebook” një shkrim të “Human Right Watch”, ku përmendet edhe emri i Bashës. Sipas Ballës, lideri i opozitës ka marrë në pyetje me maskë komandatët e UÇK-së.
“Partia Demokratike e Shqipërisë sot drejtohet nga një hetues i UÇK! Ne e dimë që Lulezim Basha nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në palo-raportet që paraprinë Raportin e Dick Marty-t, kur me maskë mbi fytyrë merrte në në pyetje komandantët e UÇK. Komandantët e UÇK të mbajnë mend mirë Lulezim edhe pse ti fshiheshe pas maskës dhe largoi të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm. Është fakt publik që Lulezim Basha ka larguar shqiptarë të Kosovës si A.P., B.Gj. dhe të tjerë nga hetimi. Siç shkruan HRË, “Lulezim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë."/'VP























