10:01 / 10.11.2020
Capital T zbulon datën e publikimit të këngës së re “Fjalt e nanes”
Capital T ka zbuluar datën e publikimit të këngës më të re.
Rep artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka disa kohë që ka bërë të ditur se kishte filluar përgaditjet për klipin e ri muzikor.
Së fundmi ai ka publikuar një video në rrjete sociale ku ka bërë të ditur se videoklipi po vjen këtë të premten (12 nëntor).
“FJALT E NANES” e premte ora 17:00 ket projekt kom me pase gjithmone n’zemren tem. Duani e vlersoni prindt se ni dite sdo e keni mundesine”, shkruan reperi në llogarinë e Instagramit.
Vlen të përmendet se kënga “Fjalët e Nënës” është pjesë e albumit të ri të Capital T, me titull “Skulpturë”, pjesën e dytë e të cilit e solli më 1 tetor.























