13:52 / 10.11.2020
Kuvajti, mbështetje Shqipërisë për projekte të rëndësishme ndër vite
Kuvajti i ka dhënë mbështetje Shqipërisë për projekte të rëndësishme ndër vite.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim ambasadorin e shtetit të Kuvajtit, Fayez Mishari Al Jassim, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.
“E përgëzova për rolin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për promovimin e Shqipërisë në shtetin e Kuvajtit”, tha Meta pas takimit.
“Shpreha mirënjohje për vëmendjen që Kuvajti i ka kushtuar marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe për mbështetjen e ndihmën e vyer financiare për projekte të rëndësishme të dhënë ndër vite, veçanërisht në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar”, theksoi presidenti Meta.























