Barca po kërkon një sulmues të lirë, në listë Pato dhe Mandzukic
BKT
Sport

Barca po kërkon një sulmues të lirë, në listë Pato dhe Mandzukic

Barcelona po shqyrton mundësinë e afrimit të një sulmuesi, pas lëndimit të rëndë që ka pësuar Ansu Fati.

Katalanët janë duke shqyrtuar fillimisht opsionet me futbollistët e lirë.

Gazeta ‘Sport’ ka zbuluar disa emra që janë në listën e Barcelonës, dhe në mesin e tyre edhe sulmuesi kroat, Mario Mandzukic.

Një opsion tjetër për Barcelonën është edhe ish sulmuesi i Milanit, Alexandro Pato dhe Daniele Sturridge, transmeton lajmi.

Barcelona do të përpiqet të sjellë një nga këta emra, për t’i ofruar kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin për ta vazhduar bashkëpunimin.