Klea Huta befason fansat, bën ndryshimin drastik në look
BKT
Magazina

Klea Huta befason fansat, bën ndryshimin drastik në look

Klea Huta ëshë një ndër personazhet më të dashur të ekranit. Pas lindjes së djalit, Klean e kemi parë të angazhuar me emisionin e ri “Këngë moj”. Së fundmi, moderatorja dhe këngëtarja ka befasuar fansat me paraqitjen e fundit në ekran.

Ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë me flokë të drejta, Klea këtë herë ka ndryshuar tërësisht look, duke u shfaqur me flokë kacurrela të vogla. Kombinuar me një fustan të bardhë, këngëtarja duket si gjithmonë mjaft tërheqëse.

Kujtojmë që Klea është bërë nënë e një djali, që pak ditë më parë bëri 5 muajsh. “4/11/2020 5 muaj dashuri! 5 muajt më të bukur të jetës sime për këtë të qeshurën tënde do lëviz malet mama jote Krid! O shpirt i shpirtit tim“, janë fjalët e ëmbla që Klea ka shkruar për të birin.


MË SHUME NGA Magazina