16:46 / 11.11.2020
Mbaron pjesa e parë, Shqipëria në epërsi ndaj Kosovës
Shqipëria e ka fituar pjesën e parë të ndeshjes me Kosovën.
Një aksion i nisur nga Myrto Uzuni në minutën e 31-të ka rezultuar me gol për Shqipërinë pas një finalizimi të Bekim Balajt.
Ndeshja e cila është në në prag të sfidave të vlefshme për Ligën e Kombëve po zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Që të dyja skuadrat kanë shumë mungesa për shkak të situatës me pandeminë COVID 19 si dhe tek të dyja skuadrat ka pasur edhe debutime.























