Osmani falënderon Norvegjinë për ndihmën e dhënë Kosovës
BKT
Lajme

Osmani falënderon Norvegjinë për ndihmën e dhënë Kosovës

U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Në komunikatën e lëshuar nga presidenca thuhet se me këtë rast, Grondahl, në emër të shtetit që përfaqëson, i ofroi U.d. e Presidentes mbështetje të plotë në detyrën e re dhe e konfirmoi gatishmërinë e vendit të tij për të qëndruar pranë Kosovës në adresimin e sfidave me të cilat po ballafaqohet vendi.

Osmani vlerësoi lart angazhimin e Norvegjisë në Kosovë e sidomos mbështetjen e ofruar në fushën e ekonomisë gjatë pandemisë.

U.d. e Presidentes, Osmani e falënderoi Grondahl për mbështetjen e vazhdueshme dhe vlerësoi lartë prezencën konstruktive dhe partneritetin e ofruar nga ana e Norvegjisë. Në takim, fokus i veçantë është vënë në sfidat që kanë lindur si pasojë e pandemisë si dhe te nevoja për mobilizim të plotë për mbështetje të masave për rimëkëmbjen ekonomike.

Në këtë drejtim, Grondahl konfirmoi që një pjesë e veçantë e portfolios së angazhimit të tyre do të jetë pikërisht në këtë fushë.

Në takim u diskutua dhe për zhvillimet e fundit politike në vend.


MË SHUME NGA Lajme