Fifi reagon rreth shkrimeve për jetën e saj private
Fifi ka reaguar lidhur me shkrimet që bëhen për jetën e saj private.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi- Fifi, është një emër shumë i dashur për publikun, shkruan lajmi.net.
Përveç projekteve muzikore që sjell edhe jeta e saj private ka qenë dhe mbetet tejet e komentuar.
Së fundmi ajo ka treguar se është e dashuruar dhe të gjitha shkrimet që bëheshin kishin të bëjnë me jetën e saj private.
Fifi ka vendosur që të bëjë një reagim ndaj shkrimeve të shumta në media, duke thënë se arsyeja se pse po bëhen shkrime të tilla në drejtim të saj, është fakti që ajo po tregohet e mirë më shumë se që duhet.

“Shumë shpesh tregohem e papjekur…Shumë keq apo jo? Ama njeri pa gabime nuk ka. Mundohem me qenë e drejtë dhe harroj që në këtë botë plot me hijena duhet me qenë edhe lojtar…Kam treguar shumë copëza nga jeta ime, që janë interpretuar sipas çdo kujt siç kanë dashur. Gjynah apo jo? Njëjtë si çdo njeri në notë edhe unë edhe njerëzit që i involvoni nëpër media kemi ndjenja dhe prekni ndoshta ku s’duhet…e thash njëherë – Gabimi im që flas më shumë se ç’duhet”, u shpreh Fifi.

“Gabimi jem mbase që mundohem të jem me këmbë në tokë, e prekshme, sociale. Gabimi jem mbase që tregoj kur jam e lumtur…gabimi im që harroj që ekzistojnë njerëz që dojnë me prish punë…gabimi jem që jap më shumë se duhet mbase”, vazhdon Fifi.

“Jo shumë kohë më parë kam thënë në një status, që kur të kem gjëra konkrete do ju them vet personalisht…dhe e vetmja gjë konkrete është që ‘Jam e dashuruar’. Ndërkohë zonja dhe zotërinjve m’keni prek në familje, më keni prekur në kallo (sedër)”, thotë tutje ajo.

“Kam shumë nevojë të shoh të shkruhet për muzikën time…Ndërkohë është aji im absolutisht që kam dhënë copëza. Dhe ky është statusi i fundit që unë shkruaj për çështje të jetës time personale…nuk do them as edhe bnjë fjalë më të voglën mbi këtë gjë as me status as në intervista as në live, as në asnjë vend. Me shumë dashuri, Fifi. PS: Kënga ‘Ninullë dashnie’ vjen këtë javë”, ka përfunduar ajo.























