Tjetër përplasje Rama-Basha për menaxhimin e pandemisë COVID-19 
BKT
Shqipëri

Tjetër përplasje Rama-Basha për menaxhimin e pandemisë COVID-19 

Kryedemokrati Lulzim Basha është përplasur sërish me kryeministrin Edi Rama për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në Facebook, ku flasin disa familjarë të pacientëve të infektuar që po marrin mjekim në spitale.

Familjarët shprehen se pacientët po presin nëpër ambulanca para se  të marrin mjekim në spital. Ka edhe nga ata që thonë se familjarët do i nisin për mjekim jashtë shtetit, pasi në spitalet e vendit nuk po u japin garanci, njofton euronews.albania. 

Ndërkohë kryedemokrati e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka humbur të gjithë kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare. 

“Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare.”, shprehet kryedemkrati. 

Nuk ka munguar edhe një reagim i menjëhershëm nga Rama, i cili thekson se opozita akutuale nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar. 

“Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar”, shkruan Rama në  një  postim në Twitter. 

 


MË SHUME NGA Shqipëri