Një fitore historike
E para femër me ngjyrë përzgjidhet Miss i Amerikës
Asya Branch, bukuroshja që u përzgjodh Miss Amerika dhe do të përfaqësojë shtetin e saj në konkursin e bukurisë Miss Universe, është lindur në Booneville, SHBA dhe studion për mjekësi. Për shkak të pandemisë, kurorëzimi i saj zuri vend të hënën. Çfarë e bën fitoren e saj historike? Fakti që për herë të parë u përzgjodh një vajzë me ngjyrë.
Ceremonia u mbajt në Ekspozitën Graceland, në Tennessee dhe Banch u fokusua në pyetjet e polarizimit të vendit dhe ligjit të armëve. Përgjigjet ishin mjaft të drejta. Ajo u shpreh se mënyra më e mirë për të ndrequr polarizimin që po kalonte vendi ishte të rikthenin besimin në institucione si media dhe qeveria. Gjithashtu sa i përket armëve, e reja tha se familja e saj zotëronte armë, por ajo çfarë njerëzit duhet të mësojnë është si t’i përdorin ato pa probleme përpara se të marrim lejet.
Gjatë një interviste me Miss Missisippi, Branch tregoi se babai i saj ishte dënuar për 10 vjet dhe kjo e kishte frymëzuar atë të përkrahte reformën në drejtësi dhe në 2018 ishte takuar me ish-Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar masat e ndërmarra për të integruar ish-të dënuarit në shoqëri.
Asya ende nuk e besonte dot që kishte fituar dhe vazhdimisht pyeste “çfarë sapo ndodhi”?
“Kam mësuar shumë për veten, por në të njëjtën kohë ndava historinë time, sa kam kaluar unë dhe kurrë nuk kam lejuar që kjo të më ndalojë. Kam pasur mundësi të shëroj vetveten ndërkohë që ndihmoj të tjerët të gjejnë rrugën e tyre”, tha ajo në një intervistë në Shtator.























