Jennifer Lopez nis biznes të ri, pronare e kafes së njohur
BKT
Magazina

Jennifer Lopez nis biznes të ri, pronare e kafes së njohur

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë hyrë në një biznes të ri. Çifti i famshëm kanë blerë kompaninë e njohur të kafes, “Kitu Life”, e themeluar në vitin 2016 në SHBA.

Mediat amerikane e kanë quajtur paradoksale biznesin e Jennifer për shkak të disa deklaratave të saj në të kaluarën. 

Ajo kishte thënë se nuk pi kafe asnjëherë dhe nuk ka pirë kurrë në të kaluarën. 

“Jam kundërshtare e madhe e kafes. Nuk kam pirë, nuk pij, as nuk do ta përdor kurrë sepse shkatërron lëkurën” kishte thënë Lopez.


MË SHUME NGA Magazina