Ambasada amerikane apel për qytetarët e Kosovës pas rritjes së rasteve
BKT
Lajme

Ambasada amerikane apel për qytetarët e Kosovës pas rritjes së rasteve

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë thirrje që të punohet së bashku për të ulur lakoren e infektimeve me COVID-19.

Ambasada amerikane ka deklaruar se disiplina është e nevojshme që të kthehet normaliteti në vend.

“Ne duhet të punojmë së bashku për të ulur lakoren në Kosovë. Disiplina dhe solidariteti janë të nevojshme për të kthyer Kosovën përsëri në punë. Rri në shtëpi dhe vendose maskën”, thuhet në apelin e ambasadës.

 


MË SHUME NGA Lajme