Ish ambasadori për Vuçiqin: Po i ngjan diktatorit Azer
BKT
Lajme

Ish ambasadori për Vuçiqin: Po i ngjan diktatorit Azer

Ish ambasadori Holandez në Prishtinë Robert Bosch kritikoi ashpër Presidentin aktual serb, Aleksandar Vuçiq duke theksuar se ka filluar t`i ngjajë diktatorit azer. Në reagimin e tij thuhet shpreson ngjajshmëria është vetëm me fjalë.

Reagimi i Ambasadorit erdhi pasi Presidenti i Serbisë Vuçiq paralajmëroi sot se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti i ngrirë mund të shpërthejë duke treguar llojin e Karabakut midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke u zotuar se çfarëdo që të ndodhë me bisedimet  në Bruksel, Beogradi do të vazhdojë të forcojë veten ekonomikisht dhe ushtarakisht për të siç tha ai "të mbrojë vendin në çdo moment nga çdo agresor i mundshëm".

"Udhëheqësit serbë nuk kanë kufij! Vuçiq fillon të ngjajë me diktatorin e Azerbajxhanit me fjalë, shpresojmë jo me vepra. Serbia ka vuajtur mjaft nga tragjedia e Millosheviçit, për të cilën Vuçiq (dhe Daçiq) është bashkëpërgjegjës", ka thënë ish ambasadori.


MË SHUME NGA Lajme