16:59 / 12.11.2020
Maguire, më shumë goditje drejt portës se Aubameyang e Lacazette
Dyshja sulmuese e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette nuk janë duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion, ku pas tetë xhirosh, Aubameyang ka regjistruar vetëm dy gola, ndërsa Lacazette tre.
Sa i përket goditjeve drejt portës, të dy sulmuesit lënë për të dëshiruar. Auba ka vetëm 10 goditje drejt portës këtë sezon, ndërsa Lacazette ka vetëm 9.
Çuditërisht, statistikë më të mirë ka mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire me 11 goditje drejt portës, duke lënë vend për pyetje për teknikun e Arsenalit Mikel Arteta, se a janë Aubameyang dhe Lacazette sulmuesit e duhur për “topçinjtë”.























