Klopp: Ndonjëherë dukem si idiot
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i njohur për temperamentin e tij dhe gjyqtarit të katërt pranë linjës anësore nuk e kanë kurrë të lehtë kur gjermani është afër.
Klopp deklaroi se ai është i vetëdijshëm për këtë, por se do të jetë e vështirë për ta ndryshuar në të ardhmen.
"Njerëzit vazhdimisht më shohin duke vrapuar, duke shtrënguar dhëmbët, duke treguar gishtin tim drejt diçka. Unë nuk mund të filloj papritmas të ulem në pozicionin e një mendimtari në mënyrë që të gjithë të kuptojnë se diçka po ndodh në kokën time. Unë e kuptoj se në momente të caktuara unë dukem si një idiot," tha ai.
Kur flet me gjyqtarët, ai është kryesisht ironik.
"Gjyqtarët nuk e kuptojnë. Unë mendoj se kam marrë kartonin e parë të kuq pasi kam pyetur ndihmësin e gjyqtarit: "Sa vendime të gabuara lejohen”? Sepse nëse është 15, atëherë ka mbetur vetëm një. Gjykatësi nuk e kuptoi ironinë dhe tundi menjëherë flamurin. Unë nuk jam në gjendje të ulem i qetë," tha Klopp.
Në Bundesligë, ai ende mban rekordin në përjashtime midis trajnerëve.























