Pepe i zhgënjyer me aktivizimin e pakët, Arsenal mendon largimin e tij
BKT
Sport

Pepe i zhgënjyer me aktivizimin e pakët, Arsenal mendon largimin e tij

Nicolas Pepe kthehet në çështje te Arsenali. 25-vjeçari i transferuar te “Topçinjtë” më 1 gusht të 2019-ës nga francezët e Lille, nuk po aktivizohet nga trajneri Arteta, çka ka sjellë edhe pakënaqësi te futbollisti, që u ka kushtuar arkave të klubit plot 79 milionë euro.

Gjatë një interviste, lojtari i lindur në Francë, por që luan për Bregun e Fildishtë, u shpreh se qëndrim në stol është shumë frustrues dhe se ai ka harruar të buzëqeshë.

Pepe deklaroi se ai dëshiron të luajë dhe të japë maksimumin për skuadrën, ndërsa shtoi se kjo situate që po kalon nuk është aspak e këndshme për të, pasi dëshiron të jetë protagonist në fushë.

Ndërkohë në Londër mediat raportojnë se drejtuesit e Arsenalit po marrin në konsideratë huazimin e tij në janar, ose shitjen përfundimtare në rast të ndonjë oferte bindëse.