19:13 / 12.11.2020
Ronaldo i joshur nga Unitedi pasi mund të rivalizojë sërish Messi-n
Cristiano Ronaldo është i hapur që t’i bashkohet Manchester United-it sepse beson që Lionel Messi do të përfundojë te Manchester City.
Kështu së paku pohon El Grafico duke shtuar se superylli mund të rikthehet te Djajtë e Kuq pas mëse 11 vjetësh që kur ishte larguar.
Pesë herë Topi i Artë është përfolur se do të ikën nga Juventusi madje edhe para se t’i përfundojë kontrata më 2022.
Në anën tjetër, Lionel Messi raportohet se mund të bëhet sërish bashkë me Pep Guardiola-n, por kësaj radhe te Qytetarët dhe jo te katalunasit.























