19:23 / 12.11.2020
Kroacia mbrohet nga rasti “Demagoj Vida”
Dje në futbollin ndërkombëtar saktësisht në ndeshjen Turqia – Kroacia, u raportuar se futbollisti i Kroacisë, Demagoj Vida ka luajtur me virus.
Kjo ngjalli shumë reagime derisa Kroacia ka dal me një deklaratë të rastin “Vida” duke thënë se mundësia e transferimit ët virusit nga Demagoj Vida ka qenë pothuaj i pamundur.
“Vlen të kujtohet se rreziku i transmetimit të virusit gjatë një ndeshje futbolli nga një ekip në tjetrin është minimal, për të mos thënë inekzistent, duke pasur parasysh që asnjë rast i transmetimit të virusit gjatë ndeshjes është regjistrua në më shumë se 600 ndeshje të luajtura në garat e UEFA-s”, thuhet në faqen zyrtare të internetit.























