Buja: Serbia po armatoset nga Rusia, duhet ta marrim seriozisht këtë
BKT
Lajme

Buja: Serbia po armatoset nga Rusia, duhet ta marrim seriozisht këtë

Anëtari i kryesisë së PDK-së dhe ish luftëtari i UÇK-së, Ramë Buja në emisionin “Debat” të RTK-së i ka komentuar kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për luftë ndaj Kosovës.

Sipas tij, kjo deklaratë e Vuçiqit nuk është e jashtëzakonshme, por e jashtëzakonshme është koha kur bëhet.

“Kjo është tendencë e shtetit serb për të gjunjëzuar dhe shkatërruar shtetin e Kosovës. Atyre nuk iu interesojnë individët, por ajo që bëri si forcë UÇK-ja”, ka thënë Buja.

Sipas tij, ka disa muaj që Serbia është duke u armatosur nga Rusia dhe kjo gjë duhet të merret shumë seriozisht nga Kosova.

“Çfarë po kërkojmë ne është që të kemi atë armatim që e patëm në luftë dhe mbështetjen nga ndërkombëtarët. E keni parë ju se pasi që Hollburku erdhi dhe e preku emblemën e UÇK-së ai e kuptoi qëllimin dhe kauzën tonë që dëshironim ta arrinim”, ka thënë tutje Buja.

Më pas ai tha se kjo vizitë e fuqizoi luftën çlirimtare dhe më pas erdhi edhe konferenca e Rambujesë.

“21 vjet që nga lufta, bota nuk e mban mend atë që ka ndodhur këtu. Prandaj këto mjeshtri Serbia i ka shfrytëzuar shumë mirë dhe duhet pasur zili, port a shohim tash”, ka thënë Buja. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme