Idrizi: S’jemi unik karshi kërcënimeve të Serbisë
BKT
Lajme

Idrizi: S’jemi unik karshi kërcënimeve të Serbisë

Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se situata në vend është e ndjeshme, pasi që liderët e UÇK-së po gjykohen në Hagë.

“Në anën tjetër e kemi një qeveri të dobët që as ligjet esenciale që s’po mundet t’i kalojë. Në anën tjetër e kemi një Serbi që bën këso kërcënimesh me luftë”, ka thënë Idrizi.

Sipas saj, Kosova dhe politika vendore nuk po i trajton si duhet kërcënimet që vijnë nga Serbia.

“Ne si shtet, si shoqëri, ish dashur të jemi më unik se kurrë karshi Serbisë. Në anën tjetër e pamë që në hartën e Kosovë nuk ishin fut të dhënat për koronavirus të komunave veriore të Kosovës. A është edhe ajo pjesë e Kosovës apo jo”, ka pyetur deputetja Idrizi. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme