Quni - Vuçiqit: Nuk i frikësohemi luftës, mos e harro tmerrin e Koshares
BKT
Lajme

Quni - Vuçiqit: Nuk i frikësohemi luftës, mos e harro tmerrin e Koshares

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi që një konflikt i ngrirë mund të eskalojë papritur.

Përmes një postimi në Facebook, Quni tha se duam të jetojmë në paqe por nëse lufta është e pashmangshme, ne do të fitojmë.

“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangëshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares”, ka shkruar Quni.


MË SHUME NGA Lajme