Basha: Të rriten testimet për kufizimin e infektimeve të reja
BKT
Shqipëri

Basha: Të rriten testimet për kufizimin e infektimeve të reja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbrëmjen e të enjtes ka përsëritur thirrjen për rritjen e numrit të testimeve për sa i takon identifikimit të rasteve të COVID-19.

Basha gjatë një emisioni televiziv Basha u shpreh se lajmi se testimet janë rritur 3-4-fish, është një gënjeshtër, pasi numri i testimeve është shtuar se po raportohen dhe testimet e realizuara nga privatët.

Sipas tij, “numri i raportuar i infeksioneve dhe vdekjeve nuk është real”.

“Ditën e parë të shpalljes zyrtare të pandemisë, kam kërkuar testim testim testim. Vendet që kanë mbajtur nën kontroll pandeminë, kanë vijuar me politikën e testimit masiv. Mungesa e testimit shton problematikën, nuk është testimi zgjidhja, këtë e dimë, por ndihmon në mënjanimin e përhapjes së infeksionit. Nëse ti nuk testohesh kthehesh në burim infektimi për të tjerët, nëse testohesh me vonesë, kthehesh burim infektimi për të tjerët. Këtë tha dhe Drejtori OBSH. Testimi të jep mundësi ta gjurmosh e ta izolosh kontaktin, duke kufizuar përhapjen e virusit dhe përmes kësaj ke ulur mundësinë që virusi të përhapet, duke pasur një numër të moderuar të infektuarish dhe duke ruajtur dhe parametrat spitalor”, – tha Basha.

“Nëse ke 500 të infektuar në ditë, afërsisht 10% e tyre mund të kenë nevojë për kujdes spitalor, 7 ditë pas gjetjes së tyre. Nëse ti i teston, dhe e di si ndodh, atëherë merr masat”, shtoi Basha.

“Unë mendoj që situata është në kolaps. Mjekët janë të rraskapitur, 1 infermier për 10 shtretër dhe s’po gjejnë dot infermierë për të shërbyer”, – shtoi Basha.

“Ke 100-ra të infektuar që duan trajtim në shtëpi, që kërkojnë para për t’u kuruar nga qindra euro, në disa mijëra euro, deri 4200 euro për 5 ampula. Strategjia e Ramës është kush të vdesë, të vdesë, kush të shpëtojë, të shpëtojë”, – tha Basha.

“Përgjegjësia e parë e qeverisë është se ka shërbyer në këtë mënyrë për përhapjen e infeksionit. Mjekët kanë ardhur këtu e iu kanë thënë testim sa më i shpejtë i të dyshuarve. Sot me shifrat e të infektuarve nuk mjaftojnë 2 500 testime, por duhen 5 000 testime. Sa më shumë do të infektohen, aq më shumë do shkojnë në spitale dhe aq më shumë do shkojnë këto të fundit në kolaps. S’ka protokolle për mjekët e lagjes, u kanë dhënë dy fletë. Protokolli tek “Shefqet Ndroqi” është ndryshe nga COVID 1 dhe COVID 3. Po t’i kishte vënë veshin sugjerimeve tona, s’do ishim në këto kushte ku jemi sot. Plani ynë me pesë pika është zgjidhja më e mirë e kësaj situate. Edhe sa shqiptarë duhet të vdesin që Edi Rama të ndalë pagesat për inceneratorët e mafias së plehrave?” – tha Basha./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri