08:25 / 13.11.2020
Bëhet virale videoja e Andy Robertson duke kënduar këngën e Dua Lipës
Një video e Robertson është bërë hit në Twitter.
Andy Robertson ka publikuar së fundi një video, ku shihet bashkë me Trent Alexander-Arnold.
Teksa po bënin xhiro me veturë dhe po bashkëbisedonin për tema të ndryshme, dyshja u argëtuan edhe me muzikë.
Në një moment, futbollisti fillon të këndojë këngën e Dua Lipës, “One Kiss”, ndërsa videoja u bë virale në rrjet.
Teksa po e shikonte Andyn duke kënduar, Trent nuk përmbahej dot dhe ia folloi të qeshte.
Ndryshe, hiti “One Kiss” është publikuar më 2018 dhe është bashkëpunim i Dua Lipës me Calvin Harris, këngë që ka marrë 685 milionë klikime në YouTube.























