Pandemia i shtyn planet, kur pritet të takohen aktorët e “Friends”
BKT
Magazina

Pandemia i shtyn planet, kur pritet të takohen aktorët e “Friends”

Aktorët e serialit legjendar “Friends”, do të ribashkohen përsëri në mars të vitit 2021. Ky ribashkim pritej të ndodhte më herët dhe të transmetohej në HBO Max, mirëpo pandemia e koronavirusit ndikoi në shtyerjen e një ngjarje të tillë.

Aktori Mattheë Perry, i cili kishte rolin e Chandler Bing, ka shkruar në Twitter se “shokët” kanë planifikuar të takohen në mars të vitit të ardhshëm.

Ndërsa Lisa Kudroë, e cila luajti rolin e Phoebe Buffay, ka thënë se kishte pasur takime me miqtë e saj të serialit mirëpo asnjëherë publikisht, para masës së gjerë.

Krijuesja klasike e sitcom-it, Marta Kauffman, ka deklaruar se mezi presin të ndodhë një gjë e tillë.

“Kjo është një shfaqje që nuk është shkruar, por kjo është mënyra se si funksionon shfaqja ne do të kemi nevojë për një audiencë të drejtpërdrejtë”, ka thënë ajo. 


MË SHUME NGA Magazina