11:39 / 13.11.2020
Lëndohet Chiellini, mbetet disa javë jashtë
Nga infermieria e Juventusit vijnë lajme të këqija në lidhje me gjendjen fizike të Giorgio Chiellinit..
Konsiderohej e sigurt mungesa e tij në ndeshjen e radhës në Serinë a, më 21 nëntor, por ekzaminimet e fundit mjekësore konfirmuan mungesën e tij për një muaj, pasi ka dëmtuar bicepsin femoral të kofshës së majtë, transmeton GE.
Nëse në tetor ai mbeti jashtë për dy javë, për shkak të një tendosjeje të thjeshtë të muskulit në kofshën e tij të djathtë, problem të cilin e kaloi, tani ndalesa do të jetë për të paktën një muaj (mund të shkojë një muaj e gjysmë).























