The Weeknd në “Super Bowl LV halftime show”
BKT
Magazina

The Weeknd në “Super Bowl LV halftime show”

The Weeknd ka njoftuar se do të performojë në “Super Bowl LV halftime show” më 7 shkurt të 2021.

Spektakli pritet të zhvillohet në stadiumin “Raymond James” në Tampa, Florida dhe performanca e këngëtarit, që tani pritet me padurim nga fansat.

“Të gjithë jemi rritur duke parë përballjet më fantastike të futbollit në ‘Super Bowl’ dhe mbi të gjitha performancat e artistëve më të mëdhenj. Ka qenë ëndrra ime e hershme që të jem dhe unë pjesë e kësaj magjie. Ndihem i lumtur dhe jam i përulur kundrejt kësaj mundësie që mu ofrua”, ka njoftuar The Weeknd në Twitter.

Ylli i muzikës, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye pak kohë më parë u shpall nga prestigjosia “TIME” si një ndër personazhet më me ndikim në botën e artit.

Kujtojmë se The Weeknd është duke xhiruar klipin e tij të ri “Scared to Live” në qendër të Los Angeles.


MË SHUME NGA Magazina