14:00 / 13.11.2020
Pirlo këmbëngul për futbollistin e Sasuolos
Andrea Pirlo nuk është i bindur nga mesfusha e tij aktuale dhe kërkon prurje të reja. Edhe pse në skuadër janë afruar në këtë merkato emra si Artur dhe Mekenej, ndërsa në organikë është Rabiot, Bentakur dhe Ramsej, sërish ish-futbollisti ka mbetur i pakënaqur. Në sytë e Pirlos ka pikasur shumë Manuel Lokateli.
Ishi i Milanit, tashmë te Sasuolo ka rënë në sy për qetësinë e tij në përdorimin e sferës, teksa është një nga lojtarët kryesorë për Sasuolon që në këtë sezon deri tani është duke surprizuar javë pas jave, transmeton VipSport.
Kështu, për Lokatelin, Juventusi pritet të bëjë një ofertë për në verën e ardhshme, teksa lojtari falë moshës së tij është i përfshirë në strategjinë e Juventusit për të vazhduar me rinovimin e skuadrës.























