Meta pranon letrat kredenciale të ambasadorit Gustafsson
BKT
Shqipëri

Meta pranon letrat kredenciale të ambasadorit Gustafsson

Presidenti Ilir Meta pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Finlandës në Shqipëri, Jari Gustafsson.

Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Duke përshëndetur shtimin e numrit të turistëve finlandezë në vendin tonë, inkurajova për një prani më të madhe ekonomike të Finlandës në Shqipëri, si dhe theksova rëndësinë e veçantë të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok”, tha Meta.

Meta gjithashtu e falënderoi ambasadorin për asistencën financiare të Finlandës, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të vitit të kaluar. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri