Kuqezinjtë e rinj mposhtin ‘Dardanët’ në ‘Fadil Vokrri’
BKT
Sport

Kuqezinjtë e rinj mposhtin ‘Dardanët’ në ‘Fadil Vokrri’

Kombëtarja shqiptare U21 ka triumfuar në duel me përfaqësuesen e Kosovës, me rezultat 0-1, raporton RTKLive.com.

‘Dardanët’ e rinj dhe kuqezinjtë u përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parafundit të kualifikueseve të Evropianit.

Futbollistët e Shqipërisë u shfaqen ekip më i mirë se skuadra jonë, duke arkëtuar tri pikë që e mbajnë akoma në garë për të siguruar vendin e barazhit.

Pjesa e parë e ndeshje ishte shumë e dobët për Kosovë, derisa golin e epërsisë dhe të fitores për Shqipërinë e realizoi Çokaj në minutën e 35’ pas harkimit të Muçës.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, skuadra jonë, bëri paraqitje të mirë, sidomos në 15-të minutëshin e kësaj pjesëlojë, madje, Mustafa qëlloi edhe shtyllën transversalen.

‘Dardanët’ vazhdimisht kërkuan golin e barazimit, megjithatë, skuadra mysafire më sukses ndalet sulmet e nikoqirëve.

Përfundimisht Shqipëria triumfon në duel me Kosovën,  me rezultat 0-1. Kuqezinjtë tani kanë 14 pikë në vendin e tretë në Grupin 3, ndërsa Kosova është e parafundit me vetëm 9 pikë të tubuara. /RTKLive/