Zbulohet ndryshimi i madh që pritet ta bëjë Juventusi në verë
Aventura e Andrea Pirlos tek Juventusi është goxha e diskutuar, pasi legjenda italiane nuk po arrin të krijojë një ekip stabil si në kampionat ashtu edhe në Champions League.
Megjithatë, drejtuesit kanë besim te idetë e tij si mesfushor organizator për të ndërtuar një skuadër konkurruese në Evropë dhe t’u dhurojë tifozëve atë që presin më shumë, Champions League.
Media italiane, “TuttoMercatoWeb” ka publikuar një ide për transferimet e bardhezinjve në afatin kalimtar të verës.
Sipas kësaj gazete, Juventusi do të heqë dorë nga Ronaldo e Dybala për t’i lënë vendin të rinjve.
Cristiano Ronaldo nuk është aspak me skuadrën që i është dhënë në dispozicion dhe mund të largohet drejt Parisit, ndërsa Dybala nuk po arrin të jetë më vendimtar me bardhezinjtë.
Gjithashtu TuttomercatoWeb lëshon bombën, duke thënë se Juventusi do të sigurojë blerjen e norvegjezit Haaland.
20 vjeçari po kalon një moment fantastik me Dortmundin, megjithatë një shifër stratosferike do të bënte që Haaland ta pranonte pa asnjë farë hezitimi këtë ofertë.























