Pioli preket nga koronavirusi, Milani anulon seancën stërvitore!
BKT
Sport

Pioli preket nga koronavirusi, Milani anulon seancën stërvitore!

Koronavirusi po kthehet në një problem të madh gjatë vjeshtës së këtij viti për klubet e futbollit, pasi mund të të prishë planet nga një moment në tjetrin.

Diçka e tillë ka ndodhur sëfundmi me Milanin që anulluar stërvitjen e ditës së shtunë pasi siç njofton vetë klubi kuqezi, trajneri Stefano Pioli ka rezultuar pozitiv me COVID-19, edhe pse ky i fundit për momentin është asimptomatik.

“AC Milan njofton se Stafano Pilo ka dalë pozitiv pas tamponit të shpejtë të kryer ditën e sotme në mëngjes. Autoritetet shëndetësore janë informuar dhe trajneri, i cili momentalisht nuk po tregon asnjë simptomë, ka shkuar në karantinë në shtëpinë e tij. Të gjitha testet e tjera të kryera nga stafi dhe skuadra kanë rezultuar negativë. Si rezultat seanca e sotme stërvitore është anuluar. Stërvitja përpara ndeshjes me Napolin do të rinisë të hënën, në varësi të përcaktuara në protokollin federal”, thuhet në komunikatën e Milanit.