Meta apel qytetarëve: Mbani maskën, të rriten testimet
BKT
Shqipëri

Meta apel qytetarëve: Mbani maskën, të rriten testimet

Kryetari i shtetit Meta i ka bërë apel qeverisë të rrisë numrin e testimeve si masa e parë që duhet marrë për të përballuar pandeminë e koronavirusit.

Dy ditë para se te miratohet buxheti në parlament, presidenti i republikës në një postim në rrjetet sociale, ka bërë thirrje që të rritet buxheti për sistemin shëndetësor.

Një tjetër kërkesë e kreut te shtetit dhe e opozitës, është edhe rimbursimi i barnave anticovid, masë të cilën mazhoranca e miratoi dje në buxhetin për vitin e ardhshëm.

Por në qëndrimin publik të presidentit Meta tashmë është përfshirë edhe thirrja drejtuar qytetarëve për vendosjen e maskave për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha dhe presidenti meta janë bashkuar në apelin për mbajtjen e maskave, dhe e vetmja politikane që është kundër kësaj mase është kryetarja e LSI, Kryemadhi./VP

 


MË SHUME NGA Shqipëri