16:52 / 14.11.2020
"Si dikur me Shkelzenin”, Haradinaj ngjitet në Majen e Madhe
Kreu i AAK-së, ka zgjedhur që edhe këtë fundjavë të mirret me ngjitje në male.
Kësaj here, ai është ngjitur në “Majen e Madhe”, bashkë me miq e shokë, shkruan lajmi.net.
Haradinaj dikur në këtë vend ishte ngjitur edhe me vëllaun e tij, tanimë dëshmor, Shkëlzen Haradinaj.
“Sot u ngjitëm në Majen e Madhe, sikur dikur me Shkelzenin. Faleminderit Smajl dhe familje Qerimaj për mikpritjen”, ka shkruar ai.























