08:24 / 16.11.2020
Nicola Pelz, tatuazh emrin e djalit të Beckham
Nicola e ka shtuar në trupin e saj një tatuazh të veçantë.
Nicola dhe Brooklyn janë çifti i komentuar i momentit, shkruajnë mediat e huaja.
Ata e shtynë ceremoninë e martesës për shkak të virusit Covid-19 ndërsa vazhdojnë të bëjnë gjëra të rëndësishme për njëri-tjetrin e dashurinë.

Së fundmi ajo ka vendosur ta bëjë një tatuazh kushtuar djalit të Beckham. Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku edhe ka ndarë imazhe duke pozuar me shpinë mbrapa.Bukuroshja bionde është parë e veshur me një fustan të verdhë, kurse fytyra e saj mezi vihej re.























