Dolly Parton tregon si ndikoi në jetën e saj fakti i të mos pasurit fëmijë
BKT
Magazina

Dolly Parton tregon si ndikoi në jetën e saj fakti i të mos pasurit fëmijë

Dolly Parton foli për karrierën dhe jetën private.

Ikona 74 vjeçare e muzikës ‘country’ ka qenë mjaft e zënë edhe në vitin 2020, megjithë kufizimet që pandemia e coronavirusit ka vendosur në botë, shkruajnë mediat e huaja.

Para një muaji ajo lansoi albumin e saj të parë të Krishtlindjes dhe ajo do të vazhdojë të punojë në projekte të tjera muzikore.

Derisa fliste lidhur me albumin e saj, ajo ka folur edhe për disa momente të rëndësishme në jetë, duke përfshirë martesën me bashkëshortin e saj, Carl Dean si dhe 75 vjetorin e lindjes. Duke folur për familjen e saj me Oprah Winfrey, Parton sqaroi se si ndikoi në karrierën e saj të mos pasurit fëmijë.

“Meqë nuk kishim fëmijë, burri im ishte më i pavarur, unë kisha po ashtu liri”, ka thënë Parton për ikonën e televizionit në “The Oprah Conversation”. “Kështu që unë mendoj se një pjesë e madhe e gjithë suksesit tim është fakti që isha e lirë të punoja”, është shprehur Dolly.


MË SHUME NGA Magazina