14:27 / 16.11.2020
The Weeknd në kampionatin vjetor "Super Bowl"
“Super Bowl” është kampionati vjetor i Ligës Kombëtare të Futbollit. Që prej vitit 2004 loja është luajtur në të dielën e parë të muajit shkurt.
Këngëtari kanadez The Weeknd do të interpretojë në të gjithë pjesën e parë të shfaqjes së “Super Bowl 2021”.
Lajmi u bë me dije nga artisti, por edhe nga organizatorët e ngjarjes.
“Performancë në skenën ikonike. Shihemi në 02.07.21”, thuhej në postimin e këngëtarit në “Twitter”.
“Super Bowl” do të zhvillohet më 7 shkurt 2021, në Tampa, Florida dhe është ngjarja më e ndjekur televizive në Shtetet e Bashkuara.























