Legjenda e United i acaruar me golin që pësoi Berisha me Kazakistanin
Goli befasues i Kazakistanit ndaj Shqipërisë dje në “Air Albania” nga mesi i fushës ka tërhequr vëmendjen e ish-kapitenit të Manchester United, Roy Keane.
Tashmë në rolin e një opinionisti, ish-lojtari irlandez e konsideroi si “budallallëk” golin e pësuar nga portieri Berisha, transmeton Panorama.
Pasi po shikonte golin e shënuar nga ekipi kazak menjërë pas Shqipëria dyfishoi rezultatin me Ardian Ismajlin, Keane tha se ndihet tepër i nervozuar me pozicionimin e portierit të Shqipërisë Berisha.
“Çfarë po bënte ai?! Ju nuk do ta falnit kurrë! Budallallëk. Po nxehem teksa po e shikoj këtë!”, u shpreh gjatë transmetimit “live” në kanalin “ITV”.
Ish-futbollisti i famshëm në vitet ’90-‘2000 njihet për komentet e ashpra dhe etiketimet thumbuese në futboll.























