08:47 / 17.11.2020
Rexha ndan lajmin se ka nisur përgatitjet për rolin e saj në “Queenpins”
Bebe Rexha do të merr pjesë në filmin "Queenpins".
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë e pranishme mbrëmë (e shtunë) në evenimentin madhështor të ndarjes së çmimeve, “People’s Choice Awards”, shkruan ENews.
Këngëtarja po ashtu ka folur haptazi në lidhje me debutimin e saj në aktrim, ku javë më parë njoftoi se do jetë pjesë e “Queenpins”.
I
“Do të fillojë me xhirime këtë javë”, tha Bebe. “Kështu që Kristen Bell dhe Vince Vaughn shpresoj se nuk do të ngatërrohen me këtë”.
Së bashku me angazhimin në film, ylli theksoi se ka qenë e vështirë për të punuar në muzikë, duke përmendur bashkëpunimin e saj të fundit “Baby, I’m Jealous” me Doja Cat.























