Joey King tregon datën e publikimit të “The Kissing Booth 3”
BKT
Magazina

Joey King tregon datën e publikimit të “The Kissing Booth 3”

Aktorja Joey King ka zbuluar datën e publikimit të pjesës së 3 të "The Kissing Booth".

Nëse mezi prisni të zbuloni se çfarë ndodh me Elle, Noah, Marco dhe pjesën tjetër të personazheve, ju nuk jeni vetëm, shkruan Teen Vogue.

Aktorja ndau lajmet në lidhje me pjesën e tretë të ardhshme për serinë, kur pranoi çmimin e saj People Choice për “Comedy Movie Star”.

“Unë me të vërtetë dua të falënderoj të gjithë njerëzit që votuan … Është kaq mirë që ju njerëz më votuat”, tha Joey.

“Ky vit ka qenë kaq i çuditshëm. Unë nuk do të jem personi i parë që do ta them këtë sonte në këtë skenë, por fakti që filmi ynë dhe karakteri im solli disa të qeshura për të gjithë në shtëpi, kjo më bën të buzëqesh. Kjo më bën të ndihem shumë mirë. Kjo më bën të ndihem kaq e lumtur. ”

“Unë i thashë vetes se nëse do të fitoja, do të ndaja një lajm shumë emocionues me të gjithë, kështu që dua t’ju them se ‘Kissing Booth 3’, pjesa jonë e fundit, do të dalë në verën e vitit 2021!”, njoftoi ajo.


MË SHUME NGA Magazina