Mandy Moore e quan bashkëshortin ‘dashurinë e jetës së saj’
Ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me Taylor Goldsmith.
Aktorja e njohur Mandy Moore është në pritje të fëmijës së saj të parë me Taylor Goldsmith, shkruan Daily Mail.
Ndërsa shfaqte barkun e rrumbullakosur në “People’s Choice Awards” të Dielën, Mandy Moore, pranoi se mezi pret të bëhet nënë për herë të parë.

Aktorja po e quan burrin e saj muzikant, 35 vjeç, ‘dashuria e jeta e saj’.
Ajo është e njohur për rolin në “This Is Us”, ku edhe pranoi çmimin për “Drama TV Star 2020”, në rolin e saj si Rebecca Pearson për serialin dramatik NBC.

Mandy gjithashtu vlerësoi kolegët e saj që sipas saj janë ‘më të mirët në biznes’ gjatë fjalimit të saj dhe i nxiti njerëzit të vinin maska dhe ‘të ishin të sjellshëm’.

“Për dashurinë e jetës sime Taylor, unë jam aq e lumtur për të sjellë këtë djalë në botë me ty!”.























