Ekipi i ‘Matrix’ ka thyer rregullat, organizuan festë
BKT
Magazina

Ekipi i ‘Matrix’ ka thyer rregullat, organizuan festë

Ekipi i Matrix është nën hetime pas raporteve se ekipi i `Matrix` ka thyer rregullat.

Më shumë se 200 të ftuar, përfshirë yllin Keanu Reeves, u ftuan që të vinin të veshur si personazhet e tyre,që festa në periferi të Berlinit të mund të paraqitej si pjesë e xhirimeve, sipas gazetës Bild, shkruan Independent.

Autoritetet në Potsdem kanë nisur hetime pas raporteve se ekipi i filmit më të ri Matrix , i ka thyer rregullat e karantinës dhe e ka organizuar një festë të madhe, duke e maskuar atë si pjesë të xhirimeve të filmit.

Ndërsa gazeta transmetoi dyshimet se disa të pranishëm thanë së në asnjë moment nuk ka qenë e ndezur asnjë kamerë dhe se regjisorët Lana dhe Lilly Wachovski, në asnjë moment nuk janë parë duke i dhënë dikujt këshilla apo duke i koordinuar ngjarjet siç ndodhë në një sheshxhirim.

Zyrtarët e Potsdamit kanë thënë se janë akoma duke i hetuar raportet e publikuara në Bild, përderisa deri me tani, nuk ka pasur asnjë koment nga ana e produkcionit të Matrix.


MË SHUME NGA Magazina