Berisha: Jemi skuadra me më shumë cilësi në grup
BKT
Sport

Berisha: Jemi skuadra me më shumë cilësi në grup

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, ka thënë se Kombëtarja shqiptare është skuadra me më shumë cilësi në grup. 

Ai në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bjellorusinë tha se duhet të korrigjohen gabimet e bëra. 

“Sfida me Kazakistanin ishte shumë e rëndësishme, ishte një hap i mbarë. Fillimi i mbarë, ishte gjysma e punës. Unë mendoj që kualitetin e kemi, duhet të jemi të qetë. Kemi më shumë cilësi se ekipet e tjera. Duhet të futemi të qetë për të fituar ndeshjen. Gjithë çunat janë të vetëdijshëm se duhet të japim maksimumin”, ka theksuar ai.