21:06 / 17.11.2020
Hysaj me COVID-19, s`luan me Bjellorusinë
Futbollisti shqiptar Elseid Hysaj ka rezultuar së fundmi pozitiv me koronavirus. Për rrjedhojë, mbrojtësi i krahut nuk do të luajë nesër ndaj bjellorusëve.
Lajmi u konfirmua nga FSHF-ja në faqen zyrtare.
NJOFTIMI I FSHF-së
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.
Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.























