Anglia -U21 fiton thellë ndaj Shqipërisë
BKT
Sport

Anglia -U21 fiton thellë ndaj Shqipërisë

Përfundoi sot fushata eliminatore e Shqipërisë U21 për kampionatin e ardhshëm europian. Kuqezinjte e drejtuar nga Mustedanagiç ishin totalisht të pafuqishëm për të frenuar “furinë” e Anglisë U21, e cila fitoi me rezultatin e thellë 5-0.

Sulmuesi i Chelsea-t Hudson-Odoy zhbllokoi sfidën që në minutën e 5-të, ndërsa në të 26-ën ishte mbrojtësi i Leicester Justin James që dyfishoi shifrat, para se mesfushori i Bayern Mynih Jamal Musiala të shënonte golin e tretë që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë protagonist ishte sulmuesi i Arsenalit Edward Nketiah që shënoi edhe dy herë të tjera në portën e kuqezinjve, por gaboi edhe një 11-metërsh, ndërsa me këtë sukses Anglia U21 i mbylli eliminatoret në vendin e parë me 28 pikë nga 30 të mundshmet.